Një detonim i ri ka ndodhur prapë në veri të vendit.
Kësaj radhe shpërthimi shihet se ka ndodhur pranë shkollës teknike, në përpjetëzen tek Lagjja e Boshnjakëve.
Banorë të shumtë gjithandej lagjeve të veriut, përshirë Lagjen e Boshnjakëve konfirmuan shpërthimin për “Mitropol”, gjersa portali siguroi edhe foto pas shpërthimit ku vërehet një shllungë e madhe tymi.
Policia e Kosovës ende s’ka dhënë ndonjë përgjigje, në lidhje me rastin.