×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Degradimi i trashëgimisë në Prizren s`ka të ndalur

    Insajderi
    13 August 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave, bën të ditur organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe. Kisha e Shën Premtes është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.

    Rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit ka marrë përmasa shqetësuese. Një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave, bën të ditur organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe, shkruan Kultplus.

    Sipas kësaj organizate, fakti që shtëpia që po rrënohet ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes dhe kufirin e zonës historike lenë për të kuptuar se ka kërkuar një trajtim të veçantë nga institucionet përgjegjëse.

    EC Ma Ndryshe përkujton se Neni 6, i Ligjit për trashëgiminë kulturore në paragrafin 4 përkufizon se “monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë tё mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit”.

    Në reagim thuhet se Kisha e Shën Premtes është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.

    Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet përgjegjëse është dashur që ta trajtojnë këtë rast me ndjeshmëri më të theksuar, dhe të bëjnë përpjekje më të madhe për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark