Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtynë dhe e quan tradhtar e të pafytyrë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtynë dhe e quan tradhtar e të pafytyrë

    Insajderi
    23 March 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valbona Mhilli ka eskaluar në një debat që pati së fundmi me banorin e shtëpisë së Big Brother, Laert Vasilin.

    Kjo pasi ai gjatë spektaklit të së martës tha se dëshiron të ndahet nga gazetarja, nga një banor i vetëm që ishin dhe të shkonte në një televotim kokë me kokë me të.

    Kjo gjë nuk i pëlqeu Valbonës pasi ata krijuan një afrimitet dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin.

    Ajo në një moment gjatë bisedës e shtyu, derisa i tha me tone të larta se është i pafytyrë e tradhtar.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Valbona: A është krenar babai i yt atje ku është, a është krenar.

    Laerti: Prapë e përmende, ç’punë ke ti me të ndjerët.

    Valbona: O i pabesë, ku e ke besën.

    Laerti: Çfarë po bën.

    Valbona: Motrës tënde po t’ia bëje kështu si do të ndiheshe.

    Laerti: Ç’punë ke ti me motrën time.

    Valbona: Si do të ndiheshe.

    Laerti: Çka, a e njeh.

    Valbona: Si do të ndiheshe po ta përdornin motrën tënde o Laert Vasili. O tradhtar, o i pabesë, o i pafytyrë.

    Laerti: Ty të ka akuzuar shtëpia se luan me tri katër standarde. Lëre nënën time aty ku është.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark