×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Degradon shteti – Një lokal në Prishtinë përgatit ushqim për policët në Bërnjak

    Insajderi
    17 December 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka falënderuar bizneset e familjet bujare që kanë përgatitur ushqim për zyrtarët policor.

    Ai madje ka publikuar fotografi, teksa zyrtarët policorë po çlodheshin, duke ngrënë pica, speca turshi e ajran.

    Gjatë situatës në Veri disa herë është raportuar në media që Policia e Kosovës po ka mungesë të ushqimit, pasi institucioni i tyre nuk i kishte furnizuar mirë.

    Shumë qytetarë vullnetar kishin dërguar ushqime për policinë në Veri.

    Postimi i plotë:

    Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

    Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

    Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.

    Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

    Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark