×
  • Lajme
  • Lajme

    Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10.000 euro gjobë për protestat e dhunshme në veri

    Insajderi
    16 October 2024 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lazar Dejanoviq është dënuar me 8 muaj burgim dhe 10.000 euro gjobë për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.

    Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues të mërkurën.

    Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Meqë palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash të formës së prerë.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dejanoviqit më 15 tetor 2024.

    I pandehuri tha se e marrëveshjen për pranimin e fajësisë e bën me vullnet të lirë. Dejanoviq, banor i Mitrovicës së Veriut, është në paraburgim nga data 19 qershor 2024.

    Prokurori special Bekim Kodraliut kërkoi që i akuzuari të dënohet me burg efektiv 8 deri në 10 muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrar, ndërsa për veprën penale pjesëmarrja në turmë t’i shqiptojë dënim me burg me 6 muajsh me mundësi zëvendësimi me 10.000 deri 11.000 euro. Prokurori Kodraliu i kërkoi gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohet një dënim unik brenda kornizës së marrëveshjes së propozuar.

    Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

    “Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për tu pranuar”, tha Kurtaj.

    Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e pranoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë. “Marrëveshja është harmoni me ligjin dhe i plotëson të gjitha premisat për t’u pranuar”, tha Kurtaj.

    Lubomir Pantoviq, avokat i Dejanoviqit, tha se para dënimit të të akuzuarit gjykata duhet t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese. Ndër të tjera ai tha se i pandehuri në protestën e dhunshme i hodhi 2-3 shishe.

    “I ka gjuajtur dy a tri shishe në drejtim të tyre, nuk ka qenë as udhëheqës e as organizator”, tha Pantoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark