
Sot janë publikuar pamjet e takimit të zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka, me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj. Takimi vjen pak ditë pasi Blerim Haxhiaj e intervistoi Kurtin, e që ky bashkëbisedim u kritikua pasi gazetari nuk e sfidoi fare kryeministrin. Ky nuk është takimi i parë i pushtetit me persona të rëndësishëm në Televizioni Publik.
Arlind Manxhuka sot ka zhvilluar një takim me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj, që u filmua nga një gazetare e Klan Kosovës, e që siç duket e pengoi fort atë.
Vet Manxhuka e konfirmoi takimin në një postim në “Facebook”, duke tentuar të ironizojë.
“Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes të Prishtinës. Erdhi nje gazetare e KlanKosovës, kinse me telefon duke biseduar me dikë, ndërkohë shihej butoni i “Start/Pause” nga aeroplani, ishte duke na incizuar. Ftojmë t’i ndjekin edhe takimet me gazetarë/moderatorë të tjerë. Për më shumë na ndiqni sot në KlanKosova”, shkroi ai.
Ndaj RTK-së, vazhdimisht ka pasur kitika që është shndërruar në vegël të VV-së.
Madje, Zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasta ishte parë duke pirë kafe me Dejona Mihalin.
Dyshja ishin në një pompë derivatesh.
Krasta nuk kishte dhënë shumë detaje se pse ishte takuar me Mihailin, por duke i ikur pytjes Krasta kishte sqaruar se ai vend është një pik ndalese për urinim, shkruan Insajderi.
“Raporti im me zonjën Mihali është një raport që e kam të qartë se çfarë dimensionesh ka. Ajo është një personazh shumë i njohur në Kosovë. Është pjesë e një Lëvizje politike që aktualisht është në pushtet. Kjo fotografi, nuk ka asnjë lidhje, me atë që iu intereson njerëzve. Kafja, duhet të ketë ndodhur para ose pas urinimit, deklaroi ai në RTK”
I pyetur rreth akuzave se ai është vegël e Dejona Mihailit, Krasta nuk kishte dashur të komentoj këtë pjesë./Insajderi.org/