Para pak çastesh, Gazeta Insajderi ka sjellur pamjet ku dy ministret e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci shiheshin në njërin prej lokaleve të natës duke bërë qejf, derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahej seancë për dialogun me Serbinë. Vetëm pas raportimit, dyshja janë parë duke u kthyer në Kuvend.
Në lajmin e publikuar nga Insajderi, se ministrja e Drejtësisë e ajo e Arsimit janë kthyer në Kuvend, një koment epik erdhi nga një qytetar.
“Dejona Mihaili ju paska bërtit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që Dejona Mihaili u cilësua si “masha” e Lëvizjes Vetëvendosje, si një person që pa asnjë pozitë qeveritare ka ndikim përveç në grupit parlamentar edhe tek ministrat. Kështu të paktën tha deputeti i tashmë larguar nga VV, Haki Abazi.