Koordinatorja e komiteteve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, Dejona Mihali, është shprehur e pakënaqur me 16 janarin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Mihali me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky është një veprim i menduar gjatë nga opozita, meqë sipas saj, ata synojnë të bëjnë fushatë në prag të festive të fundvitit.
“Interesant çfarë opozite. Po dëshirojnë të fillojnë fushatë zgjedhore me 24 dhjetor. Një ditë para krishtlindjeve. Dy javë para vitit të ri të bëjnë fushatë. E me 26 janar të jenë zgjedhjet”, ka shkruar ajo.
“Me siguri shumë ekspertë e profesorë që kanë brenda e jashtë kryetarët aktual e kanë analizuar gjatë këtë temë. Dhe kanë dalë në konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri”, shton tutje Mihali.
Koordinatorja e VV’së ka tentuar të ironizojë edhe me akterë të partive opozitare.
“Kjo është pikërisht një nga ato temat që më mirë kur i thotë Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami. Nejse edhe Ramush Haradinaj se dhe AAK e ka këtë kur kanë me thënë nga ato gjërat që skuqen të gjithë nga turpi”, përfundon postimi i saj.
Partitë opozitare njëzëri janë shprehur pas një takimi konsultativ me presidenten Vjosa Osmani se 16 janari i 2025-ës duhet të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. /Insajderi.org/