Deklarata e Konjufcës për Asociacionin alarmon Serbinë, reagon Vuçiqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarata e Konjufcës për Asociacionin alarmon Serbinë, reagon Vuçiqi

    Insajderi
    09 February 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës për Asociacionin.

    Deklaratën e Konjufcës se qeveria Kurti nuk e ka në plan të formojë një Asociacion mono-etnik, Vuçiq e ka quajtur të sinqertë, raporton Insajderi.

    Para gazetarëve, Vuçiq ka thënë se do presin se si do veprojnë ndërkombëtarët për çështjen në fjalë.

    “E përgëzoj për ndershmërinë e tij sepse institucionet në Kosovë më në fund u treguan të sinqertë. Ata nuk planifikojnë të formojnë Asociacionin. Të shohim se çfarë do të bëjnë tani amerikanët dhe të tjerët”, potencoi presidenti serb.

    Duke komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbë do të krijohet me kryeministrin ose pa të, Konjufca tha se një gjë e tillë është e pamundur.

    “Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”.

    “Nëse kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk e pranojnë një asociacion mono-etnik, ai kurrë nuk ka me u bë. Nëse një kryeministër e ndryshon qëndrimin, unë mendoj që prapë është vështirë me u bë, sepse dikush gjithmonë e organizon popullin për me ndalë”, ka shtuar ai.

    Tutje, i pari i Kuvendit, shprehu edhe gatishmërinë për të protestuar në mënyrë që të ndalet krijimi i Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark