Pas rastit të Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, ministrja e drejtësisë tha se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës. E për këtë deklaratë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo është e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.
Lidhur me rastin e Faton Hajrizit, të shtunën ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e rëndësishme “të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë.
Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.