Deklarata e Raphinhas shkakton "tornado" tek Barcelona, Laporta shkon menjëherë në stërvitje të flasë me të - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Raphinhas shkakton “tornado” tek Barcelona, Laporta shkon menjëherë në stërvitje të flasë me të

    Insajderi
    07 January 2025 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga futbollistët më të mirë të Barcelonës, braziliani Raphinha, komentoi publikisht situatën me Dani Olmon, të cilin katalanasit nuk arritën ta regjistronin dhe fjalët e tij duket se nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

    Raphinha po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Arabinë Saudite dhe nuk u lëshua edhe “çështja Olmo”.

    “Klubi është optimist, por është një situatë e komplikuar për ne dhe për ta”.

    “Nëse do të isha në një klub tjetër dhe do të përjetoja situatën si Pau dhe Dani, do të mendoja nëse do të luaja për Barcelonën”, ka thënë braziliani.

    Mirëpo, duket se fjalët e tij nuk janë pritur mirë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili më pas është filmuar duke biseduar me Raphinhan në fushën e stadiumit në Jeddah.

    Ata kanë biseduar për më shumë se një minutë dhe siç shkruan Marca, Laporta ka ngritur tonin në momente të caktuara, me supozimin se i ka shpjeguar Raphinhas se nuk duhej të fliste në atë mënyrë për situatën e re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark