Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta- banorët mundohen ta qetësojnë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta- banorët mundohen ta qetësojnë

    Insajderi
    16 February 2025 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valbona Mhilli ditën e sotme ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Gerta Gixharit.

    Ajo ka sjell disa gjëra nga jashtë në raport me gazetaren, duke i thënë se ‘dehet nëpër klube dhe se e ka parë duke flirtuar me të tjerë’, ndonëse është e martuar prej shumë vitesh.

    Kjo gjë e ka prekur tejet shumë Gertën, e cila ka reaguar në mënyrë të revoltuar.

    E njëjta u përlot derisa Rozana Radi dhe Laert Vasili janë munduar ta qetësojnë, duke i qëndruar pranë.

    “Po më prek në gjënë më të shtrenjtë që kam jashtë”, u shpreh Gixhari duke thënë kështu për familjen.

    Gerta theksoi tutje se nuk ia lejon një gjë të tillë dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

    Valbona kurrsesi nuk ka pranuar që t’i kërkoj falje për këtë, duke thënë se e preku në moral.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark