Deklarata e tmerrshme e Kanye West: Gruaja ime nuk mund të veshë asgjë ‘pa miratimin e tim’ – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Deklarata e tmerrshme e Kanye West: Gruaja ime nuk mund të veshë asgjë ‘pa miratimin e tim’

    Insajderi
    07 February 2025 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanye West  ka pohuar se gruaja e tij, Bianca Censori nuk mund të veshë asgjë pa miratimin e tij, ndërsa ai iu përgjigj reagimit të ashpër për paraqitjen e tyre të cilësuar si të “egër” në Grammy, shkruan MailOnline.

    Javën e kaluar, Bianca tronditi botën kur mori pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy krejtësisht e zhveshur nën një fustan të tejdukshëm, duke ekspozuar gjoksin dhe organet gjenitale.

    Veshja bëri bujë botërore dhe shumë nga ndjekësit e Kanye nxituan ta akuzonin reperin, 47 vjeç, se ishte ‘abuziv’ dhe ‘kontrollues’ ndërsa përdorte trupin e gruas së tij ‘si ndikim’.

    Në një postim në X, Kanye pohoi se ai ka ‘dominion’ mbi Bianca, por këmbënguli se kurrë nuk do ta detyronte atë të vishte diçka në të cilën ajo nuk ndihej rehat.

    “Unë nuk e detyroj të bëj asgjë, por pa miratimin tim ajo nuk mund të vesh asgjë”, u shpreh Kanye.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark