Ushtira e Turqisë ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës tregon se ka marrë kontrollin mbi shtetin në emër të demokracisë, raporton CNN, transmeton Insajderi.
Dy urat kryesore janë mbyllur, ndërsa aeroplanët ushtarakë po fluturojnë ulët mbi Ankara. Ushtria po ashtu ka marrë nën kontroll edhe televizionin shtetëror.
“Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare janë ende valide. Ne shpresojmë se marrëdhëniet e mira me të gjitha shtetet të vazhdojnë”, thuhet në komunikatën e Forcave të Armatosura.