Bislimi: Vuçeviq ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike, çka duhet tjetër për t’ju bindur? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Vuçeviq ia bëri të qartë BE-së se nuk ka Marrëveshje Bazike, çka duhet tjetër për t’ju bindur?

    Insajderi
    24 July 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq i cili ka thënë sot në kuvendin serb se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.

    Bislimi, tha se pyeti të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se “çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike”.

    “Çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është false vetëm për t’iu shmangur sanksioneve eventuale? Sa drafte të tjera të planit të zbatimit na duhen përpara se ta zbulojmë të vërtetën për të gjitha Shtetet Anëtare”, shkroi Bislimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark