Deklarata emocionuese e Arsim Gërxhaliut: Kishte vetëm shi, në momentin që u varros Adem Jashari u hap qielli – doli dielli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklarata emocionuese e Arsim Gërxhaliut: Kishte vetëm shi, në momentin që u varros Adem Jashari u hap qielli – doli dielli

    Insajderi
    05 March 2023 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në krejt këtë rrëfim, Arsim Gërxhaliu tregon një detaj që thotë se po të mos e përjetonte nuk do ta besonte kurrë në jetën e tij.

    Për 13 ditë ra shi, deri sa po zhvarroseshin trupat e Jasharajve, por ai tregon se diell doli vetëm gjatë kohës së rivarrimit të komandantit Adem Jashari.

    “Ai ka qenë .. me më pas thënë dikush, ndoshta nuk kisha besuar, mos ta kisha përjetuar tërë jetën, e kam edhe të xhiruar në kamerë që në atë moment ndërpritet shiu dhe hapet qielli, del dielli, deri në momentin kur ai mbulohet tërësisht dhe kryhen ato goditjet e fundit me lopata, nga familjarët dhe u shtarët e TMK-së dhe në atë moment sikurse me ndërprerës fillon shiu. Thjesht, ju thash edhe më herët me më pas treguar dikush tjetër, ndoshta nuk kisha besuar, por e kam përjetuar vetë gjatë punës 13 ditore dhe atë momentin kur e kemi varros komandantin”, tha ai për Exopose të Gazeta Blic.

    Por, gjatë rivarrosjes Gërxhaliu kujton një nga momentet me emocionale të jetës së tij, kur për një moment puthë kafkën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

    https://www.youtube.com/watch?v=oZNwFP6vMIA&embeds_euri=https%3A%2F%2Fgazeta10.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark