
Vendimi për Sylejman Selimin pritet të merret në korrik apo gusht. Kështu ka bërë me dije avokati Tomë Gashi.
Por përpara se ky vendim të merret ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, ka dhënë këtë deklaratë:
” Është e vërtetë se kam qenë Komandant i Zonës Operative të Drenicës, më pastaj Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe se kam luftuar për mbrojtjen e popullit tim, kam luftuar me bashkëluftëtarët e mi për ta mbrojtur popullin tim nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, të cilët vetëm gjatë viteve të luftës 1998 dhe 1999 vranë mbi një mijë civil shqiptarë, duke përfshirë edhe fëmijë, por duke mos i kursyer as të moshuarit, serbët dhunuan vajza dhe gra shqiptare, disa prej të cilave më pastaj edhe i vranë, serbët kryen me dhjetëra masakra vetëm në Drenicë, në Obri,Rezallë, Izbicë,Verbovcë dhe vende tjera në Kosovë. Mbi 500 ushtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftimeve me serbët duke i mbrojtur civilët shqiptarë, dhe në fund kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër”.