Klajdi dhe Bernardi janë sqaruar pas deklaratës së këtij të fundit se këngëtari ka dyshime për prirjen seksuale. Në ‘Top Albania Radio’, Bernardi, përmes lidhjes telefonike tha se ajo deklaratë u tha për shkak të sjelljeve dhe bisedave që ka bërë me Klajdin.
Nga ana tjetër, Klajdi tha se nëna e tij e kishte pritur shumë keq deklaratën e Bernardit.
Bernardi; Klajdin e kam shumë shok, më vjen keq që nuk arritëm të rrinim shokë deri në daljen time, unë i propozoj një projekt muzikor që Klajdit i përshtatet shumë…. Ajo ishte një deklaratë që thjesht nga sjelljet dhe bisedat që kam bërë me të tre ju. Ishte diçka që unë e thashë në kuadrin që nëse ti sot ke nevojë, unë do jem këtu për ty për çdo suport që ti ke nevojë.
Klajdi: Unë u përpoqa të të pajtoj me Gertin, unë kam qeshur me deklaratën tënde. Jam treguar më shumë se shok me ty, s’të kam mbajtur inat. Kur ia fala G Banit që më nxorri nga shtëpia, që u mbyll ëndrra ime për shkak të tij që më nxorri nga vetja, çfarë mos ti fal Bernardit… Me ka mërzitur mamin, unë jo. Mami e kishte marrë shumë keq deklaratën e tij.