Deklarata që bëri bujë – Roza Lati tregon nëse ‘thumbi’ ishte për Heidi Bacin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Deklarata që bëri bujë – Roza Lati tregon nëse ‘thumbi’ ishte për Heidi Bacin

    Insajderi
    25 July 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar ditën e djeshme në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Roza Lati. Moderatorja e njohur u shpreh për sfidat, rritjen personale dhe punën me veten.

    Lidhur me një postim të bujshëm të saj ‘më është shpifur televizioni’, të cilin portalet e komentuan se lidhej me Heidi Bacin, ajo u shpreh se s’ka asgjë personale me ish-banoren e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

    “S’ka asgjë personale me vajzën, ka edhe televizione të tjera që marrin prezantuese që s’dinë të flasin… Mendoj se syri i publikut është shumë i shkathët, ashtu siç jemi rrahur ne duke bërë televizion dhe syri i publikut është rrahur duke parë, rrjetet sociale ia ka hapur sytë, publiku e ka parë si kanë degraduar televizionet shqiptare. E kisha gjenerale. Siç më është shpifur mua”, tha Roza, e cila gjithashtu ka qenë banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, së bashku me Heidin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark