Deklarata që i kushtoi shtrenjtë… Bill Gates është sot 51 miliardë dollarë më i varfër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Deklarata që i kushtoi shtrenjtë… Bill Gates është sot 51 miliardë dollarë më i varfër

    Insajderi
    12 July 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë me 51 miliardë dollarë brenda pak ditësh, duke zbritur nga 175 miliardë në 124 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

    Rënia erdhi pas një rishikimi të metodologjisë së vlerësimit nga Bloomberg, për të reflektuar më mirë angazhimin e Gates për bamirësi.

    Gates ka deklaruar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të dhurohet për Fondacionin Gates deri në vitin 2045.

    Ai ka theksuar se nuk dëshiron të mbahet mend si “njeriu që vdiq i pasur” dhe ka konfirmuar se fëmijët e tij do të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë.

    Si pasojë e rënies së pasurisë, Gates ka zbritur nga vendi i 5-të në vendin e 12-të në listën e miliarderëve të Bloomberg, pas ish-shefit të Microsoft-it, Steve Ballmer. Aktualisht, njeriu më i pasur në botë është Elon Musk, i ndjekur nga Mark Zuckerberg, Larry Ellison, Jeff Bezos dhe Ballmer.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark