×
  • Sport
  • Euro 2024

    Deklarata shqetësuese e Deschamps për Mbappen para ndeshjes me Spanjën

    Insajderi
    09 July 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka dhënë lajme shqetësuese për gjendjen e Kylian Mbappes para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës.

    Ylli i Real Madridit, i cili ka të shënuar vetëm një gol nga penalltia për Francën në ‘Euro 2024’, i është bërë me dije se ‘nuk mund të luajë’ në ndeshjen e madhe ndaj Spanjës.

    Këtë pretendim e bëri legjenda franceze Frank Lebouef i cili kërkoi që Mbappe të lihet në bankë rezervë si rezultat i paraqitjeve të tij të dobëta.

    “Ai ka hasur në vështirësi tash e sa kohë. Për shkak të lëndimit, unë nuk mendoj se ai është në gjendje të luajë në nivel të lartë. A duhet të luajë ai apo jo, nuk është vendimi im. Për të mirën e të gjithëve, për momentin ai nuk duhet të luajë”.

    “Ai nuk është në 100 për qind, ai është ndoshta në 50 ose 60 për qind të formës për shkak të maskës së tij, për shkak të lëndimit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Lebouef.

    Ky koment e Lebouef vjen pasi Deschamps bëri një deklaratë shqetësuese për top yllin e kombëtares.

    “Ai doli nga loja ndaj Portugalisë pas 110 minutave pasi vazhdimet ishin diçka e rëndë për të, njësoj si për të tjerët. Kylian pati një problem me shpinë në fund të sezonit dhe pastaj e mori atë goditje në hunë”, ka thënë Deschamps.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark