Deklarata skandaloze: Shtetet e rajonit vrapojnë pas vaksinave, sekretari i MSH-së: Nuk ju sigurojë asgjë, nuk jam prodhues – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklarata skandaloze: Shtetet e rajonit vrapojnë pas vaksinave, sekretari i MSH-së: Nuk ju sigurojë asgjë, nuk jam prodhues

    Insajderi
    16 April 2021 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para pak minutash, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me vaksinën anti-Covid, ku tha se është i pavërteta lajmi i publikuar në Gazetën Insajderi për mos nënshkrimin e kontratës me kompaninë me Pfizer, duke mos e demantuar me asnjë detaje.

    Të gjitha shtete e rajonit tash e një vit kanë kthyer fokusin më të madhë nga sigurimi i vaksinës për të shpëtuar jetën e qytetarëve, shkruan Insajdeir.

    Kosova si vendi i fundit në Ballkan nisi vaksinimin me një sasia prej 24 mijë doza të vaksinë AstraZeneca të cilat janë të pa mjaftueshme për qytetarët e Kosovës.

    Puna e zvarritur e qeverive kosovare për sigurimin e vaksinave po e vazhdon edhe qeveria Kurti, pasi sot Arben Vitia nuk arriti t’i sigurojë qytetarët se dosa prej 500 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në Kosovë, duke thënë se informacionet janë konfidenciale.

    Për dallim nga shefi i tij, Sekretar i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi arriti që të jap deklaratën me skandaloze, duke thënë se nuk ju sigurojë asgjë për vaksina, se nuk jam prodhues.

    “Ajo çfarë ju po kërkoni nga ne është sikur ne të jemi prodhuesi, ju kërkoj falje por nuk muj te ju sigurojë atë, jemi optimiste dhe se kjo është në duart të prodhuesit”, tha Bardiqi në konferencë për media./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark