Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan për Ballkani Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se raportet e Qeverisë Kurti nuk janë të mira edhe me shtetet tjera, jo vetëm më SHBA-në.
Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti ka raport edhe më të keq me “opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj”.
“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.
“Por, raporti i z. Kurti është edhe më i keq në raport me opozitën në Kosovë, me sindikatat, shoqërinë civile, problemet ekonomike dhe të gjithë sektorët e mëdhenj. Ky raport është përkeqësuar në të gjitha sektorët dhe në të gjitha drejtimet”
“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera”. /Insajderi.org/