Deklaratat e fuqishme të Ramës në OKB, Krasniqi: Edhe sot, sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratat e fuqishme të Ramës në OKB, Krasniqi: Edhe sot, sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

    Insajderi
    24 September 2022 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.

    Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Europës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

    “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në Facebook.

    Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark