Presidenti serb dje nënshkroi një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes me Rusinë, dhe pas nënshkrimit, Serbia deklaroi se i’u është sosur durimi me dialogun dhe idenë për Kosovën duke thënë deklarata gati se të shpalljes së luftës ndaj Kosovës.
Andaj për këto deklarata lajmi.net ka intervistuar analistin e njohur, Fatmir Sheholli, i cili tregoi mendimin e tij për deklaratat e Vuçiq.
Sheholli tha se deklaratat e Vuçiq dhe shtetit serb, mbesin po ato të njëjtat që nga vitet e 90-ta, dhe deklaratat për irredentizëm dhe racizëm ndaj nacionaliteteve tjera nga Serbia ende mbesin të freskëta.
“Duke pasur parasysh që presidenti serb, Aleksander Vuçiq, vetëm para dy ditësh, e pohoi edhe një çështje e cila ndoshta mbeti pa u verifikuar mjaftueshëm nga opinioni i gjerë. Ai ka pohuar që Serbia do ta ndërroj doktrinën e saj e që rrjedhimisht do të thotë që do të ketë formë tjetër të veprimit, edhe në dialog në raport me Kosovën, por edhe në raport me perëndimin. Ky ndryshim i kësaj doktrine siç thotë ai, nënkupton që Vuçiq tash është i lidhur në mënyrë të jashtëzakonshme me Rusinë me Kinën dhe me aleatin tjetër të Rusisë, Bjellorusinë. Duke u provuar që përmes deklaratave të tilla të sjellë në Ballkanin Perëndimor probleme të natyrave të sigurisë nacionale dhe ballkanike. Në kontekst me Kosovën, vetë faktin që ai nuk e pranon sulmin terrorist në Banjskë, se ka ndodhur sulm terrorist. Ai mundohet të zhveshet totalisht nga ajo që kinse ata serbë në Banjskë kanë luftuar për të drejtat dhe për jetën e serbëve dhe jo për vrasjen e policit. Të gjitha këto, flasin se Aleksander Vuçiq është kthyer në shtratin e të atit të tij Vojislav Sheshelj.” -tha Sheholli.
Ai tutje tha se në çdo situatë, Kosova duhet ti marrë parasysh deklaratat e aleatëve të saj, dhe të mos veprojë në krye në veti, duke theksuar më tepër raportin mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Duke u nisur prej deklaratave që vazhdimisht i kemi nga komandanti i KFOR-it, nga inteligjenca e KFOR-it, por edhe nga Borell dhe Escobar, dhe i gjithë rrafshi ndërkombëtar, që në Kosovë situata është e brishtë, është një situatë jo e sigurt, veçanërisht në Veri të vendit. Unë besoj se shërbimet inteligjente të këtyre faktorëve ndërkombëtar kanë informata shumë të sakta, prandaj nuk duhet ta marrim këtë çështje si shaka, por duhet të jemi shumë vigjilent si komb, si shtet, si qeveri, si kuvend, sepse duhet të jemi në krah me Amerikën. Po mos të jemi në krah me Amerikën, atëherë neve do të na dalin probleme shumë serioze të cilat nuk e di a mund të ballafaqohemi pa ndihmën e amerikanëve.” -tha ndër të tjera Sheholli.
Sheholli nuk mendon që Serbia mund të futet në luftë frontale, por një rasti i ngjashëm si ai Banjskës mund të ndodhë edhe në përmasa edhe më të mëdha.
“E para, unë besoj që Serbia, për ti shpallur luftë Kosovës, në këto rrethana, nuk guxon, sepse këtu janë forcat e KFOR-it ose NATO-s. Tjetër, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi janë pjesë e NATO-s dhe nuk besoj që mund të bëhet në atë fazë sa ti shpallë luftë Kosovës. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me veprimtari të brendshme përmes kanaleve siç di Serbia të veproj ,dhe mund të ndodhë që vet ata të bëjnë atentate ndaj serbëve dhe t’ia veshin Republikës sonë, siç kanë bërë edhe gjatë luftës 98-99. Prandaj në këtë kontekst duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos I japim shkas, që në as një moment ajo që një formë apo tjetër të aneksojë Veriun e Kosovës, apo të futet në luftë frontale. Nuk besoj që Serbia do të futet në luftë frontale, përveç që nuk i jep dritën jeshile Serbia.” -tha Sheholli.
Ndërsa presidenti serb, Vuçiq, dje deklaroi se Serbia ka duruar 25 vite, dhe po presin momentin e duhur për të vepruar.
“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, deklaroi Vuçiq.