Deklaratat se Rugova kishte kërkuar nga Clinton që SHBA-ja mos ta njohë UÇK-në, flet Haziri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratat se Rugova kishte kërkuar nga Clinton që SHBA-ja mos ta njohë UÇK-në, flet Haziri

    Insajderi
    22 March 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur të pa vërtetë deklaratën e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se një delegacion në krye me Ibrahim Rugovën i kishte kërkuar në Uashington presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-së.

    Emrat e atij delegacioni i kishte përmendur Gazetari Baton Haxhiu.

    Haziri i ftuar në emisionin DPT te Fidani tha se kjo temë nuk iështë dashur askujt që të hapet.

    Ai tha se ekzistojnë dokumente, transkripte të cilat janë deklasifikuar e të cila dëshmojnë të Kundërtën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas Hazirit, Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar që SHBA të ndërhynte në Kosovë.

    “E para, nuk e di kujt i është dashur që ta hap këtë cështje në kohën kur takimi në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur në praninë e presidentit Rugova. E dyta: Pajazit Nushi ëhstë një emër i njohur i historisë së Kosovës, ai është lakuar pa të drejtë. Edhe Veton Surroi është lakuar pa të drejtë. Dokumenti është deklasifikuar secili mund ta lexojë. Ibrahim Rugova e ka përshkruar gjendjen në Kosovë dhe e ka thirrë SHBA-në që të ndërhyjë në Kosovë. Për lirinë e Kosovës dhe Pavarësinë e Kosovës e ka pasur formulën që e ka plasuar si formulën e kompromisit.”, tha ai.

    haziri tha se ideja parësore e Rugovës ishte qe të gjendjen një zgjidhje paqësore.

    “Ai ka thënë që zgjidhja më e mirë është pa konflikt. Ibrahim Rugovën nuk mund ta militarizojë askush sepse ai e ka favorizuar rezistencën paqësore.”, tha Haziri.

    Haziri po ashtu ja folur edhe për përpjekjet paësore por edhe përgatitjen e grupeve të para të armatosura, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.

    Haziri tha se Rugova në takim e ka sqaruar se cila është gjendja në Kosovë dhe ka kërkuar që të shpëtohet pppulli.

    “Në transkript thuhet shumë drejt. Është spiegu gjendja në Kosovë, është thirrë Amerika me ndërhy me NATO, me shpëtu popullin dhe është thënë se Serbia po e shfrytëzon si pretekst sepse na jena vetëmbrojtje.”, shtoi Haziri.

    Sipas tij kryengritja e armatosur në Kosovë, ka filluar në vetëmbrojtje.

    “Cila njësi, cila brigadë është skarifikuar në mars në Prekaz? Na e festojmë sakrificën e familjes Jashari, familja e Shaban Jasharit është sakirfikuar. Adem Jashari ka qenë në grupe të organitzuara, në grupin e dytë, por ai e ka sakrifikuar familjen në mbrojtje të pragut të shtëpisë. Sot doktrina e mbrojtjes së katër drejtuesve të UCK në Hagë është mbrojtja e shtëpisë. Nuk është suboordinimi ushtarak. Prokuroria e ka subordinimin ushtarak. Prokuoria e akuzon se ka pasur strukturë të armatosur. Ai e ka pasqyruar gjendjen qartë. Rezistenca paqësore, mbrojtja e pragut të shtëpisë, guerilja e organituar në mbrojtje të familjes e pragut. Ata që kanë dashur të bëjnë histori të rrejshme. Librat e tyre janë bërë sot aktakuza. A jeni tu e kuptu që katër njerëzit kryesorë të UÇK akuzohen me libra, nga njerëz që kanë shkruar libra e kanë dashur ta falsifikojnë historinë dhe deklarata të tilla nuk ndihmojnë.”, u shpreh Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark