
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy bëri deklarata kritike për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke thënë se sovraniteti i vendit dhe integriteti territorial duhet të sigurohet në negociatat me Rusinë, Zelenskiy deklaroi se : “Pra, kushtet duhet të jenë të drejta. Përndryshe, populli ukrainas definitivisht nuk do t’i pranojë atë”, transmeton Insajderi.
Në video-mesazhin, Zelenskiy deklaroi se forcat e armatosura ukrainase, të cilat i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë ruse, vazhdojnë të luftojnë kundër sulmeve të armikut në Donbas, Kharkiv dhe Kiev, duke shtuar se: “Mbrojtësit tanë zmbrapsën sulmet e Rusisë, duke i treguar administarës ruse sse mendimi i thjeshtë dhe logjik është domosdoshmëria e negociatave. Duhet të bisedojmë uurgjentisht për kuptim, ndershmëri dhe rezultate, për të mos humbur kohë”. tha Zalensky.
Duke deklaruar se takimi me Rusinë duhet të jetë “serioz”, presidenti ukrainas shtoi se:
“Tashmë 16 mijë ushtarë rusë kanë vdekur. Pse? Çfarë përfiton nga kjo? Negociatat duhet të jenë serioze. Sovraniteti I Ukrainës duhet të garantohet, integriteti territorial i Ukrainës duhet të sigurohet. Pra, kushtet duhet të jenë të drejta. Përndryshe, populli ukrainas me siguri nuk do ta pranojë këtë.”/Insajderi/