Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaratë skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe një mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

    Insajderi
    03 October 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Albi Xhunga tha në “Now me Erla Mëhillin” se edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë.

    Sipas tij pavarësia e Kosovës nuk është falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe.

    “Sikur Millosheviçi të mos kishte ushtruar gjenocid në Kosovë, Kosova edhe për 1 mijë vjetët e ardhshme do të ishte një territor serb, edhe sikur të kishte 1 mijë Adem Jasharë dhe 1 mijë Hashim Thaçë. Ish-Jugosllavia përbëhej nga republika të cilat ishin të barabarta të gjitha. Luftën në ish-Jugosllavi nuk e shkaktoi ndarja e ish-republikave. Domethënë u shkëput Sllovenia, pothuajse pa luftë, u shkëput Kroacia dhe atëherë serbët thanë meqë ju po shkëputeni dhe keni të drejtë të shkëputeni atëherë dhe ata serbët që gjenden në Kroaci kanë të drejtë të shkëputen,” – u shpreh Xhunga.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark