Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur edhe për kritikat e dikurshme që kryeminsitri Albin Kurti kishte për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Sipas tij, Kurti nuk do të mund të bëhej lider duke qenë lojal ndaj dikujt. Madje, tha se Kurti si djalë i ri e kishte një qasje kritike që e bën atë politikan.
“Albin Kurti ka qenë kundërshtar i Ibrahim Rugovës, se mos me pas qenë kundërshtar nuk kish mujtë me ardhë lider sot, me përkrahje çfarë ka sot popullore. Duke qenë lojal ndaj dikujt nuk mundesh me qenë lider në nivel nacional”.
“Albin Kurti si një djalë i ri ka pasur një qasje kritike ndaj Rugovës, se ndryshe nuk kish mujt me u etablu si politikan”, ka thënë Peci.