Deklarohen nga kompania e aksidentuar në Gjermani: 3 persona janë lënduar lehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohen nga kompania e aksidentuar në Gjermani: 3 persona janë lënduar lehtë

    Insajderi
    20 August 2025 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.

    Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij. Si pasojë, u raportua se janë lënduar 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

    Por, nga kompania e përfshirë në aksident, Dubova Reisen, thanë se janë lënduar vetëm tre persona dhe se pasagjerët e tjerë janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre.

    “Më datën 20 gusht 2025, rreth mesnatës, një nga autobusët tanë, gjatë udhëtimit në autostradën A8, pranë Irschenberg (Gjermani), është përfshirë në një aksident me një kamion. Në autobus udhëtonin 41 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, 3 persona janë lënduar lehtë, dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore të menjëhershme në vendngjarje. Falënderojmë ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, policinë dhe personelin mjekësor për reagimin e shpejtë dhe profesional. Pasagjerët e tjerë të pa lënduar janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre. Dubova Reisen është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet gjermane për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Siguria e udhëtarëve ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Ndërkohë, mediat gjermane kanë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e rënda të aksidentit dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës. Pamjet tregojnë autobus të dëmtuar rëndë dhe praninë e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark