Deklarohen të pafajshëm tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohen të pafajshëm tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    09 October 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat ndaj tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Blagoje Spasojeviç, Dushan Maksimoviç dhe Vladimir Toliç u deklaruan të pafajshëm para trupit gjykues.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për inkursionin paramilitar në Banjskë, përfshirë gangsterin dhe politikanin serb, Millan Radoiçiç, i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke i ngarkuar shumicën prej tyre për kryerje të terrorizmit dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark