Deklarohet kryeministri Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklarohet kryeministri Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

    Insajderi
    15 June 2023 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë mbajtur konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

    Kurti tha se cenimi i kufirit gjatë ditës së djeshme, i detyron që ti rrisin kontrollat kufitare dhe mund të përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në raste kur rrezikohet siguria.

    “Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit, hakmarrje ndaj policisë që po e lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin për depërshkallëzim. Për këto arsye, institucionet tona të rendit e të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Cenimi i kufirit dje nga Serbia na detyron ta rrisim kontrollin kufitar, ku varësisht nga analizat e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo s’mund të garantohet siguria”, deklaroi Kurti në konferencën per media.

    Tutje ai shtoi se fton faktorët kombëtar që ta dënojnë ketë akt të Serbisë.

    Ne u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtar që ta dënojnë ketë akt të Serbisë”, tha Kurti.

    Ndryshe, dje, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga policia e Serbisë, të cilët ishin thellë në territorin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark