
Pesidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit në takim nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
Në takim Osmani ka theksuar potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Tutje, ajo ka përmendur edhe bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të sigurisë
Osmani dhe Kovaçevski kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe për zhvillimet e fundit.
Mes tjerash ajo ka ka përmendur edhe votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.