Deklarohet presidentja Osmani: Morëm mbështetje për vizat, por duhen hapa konkretë për liberalizim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklarohet presidentja Osmani: Morëm mbështetje për vizat, por duhen hapa konkretë për liberalizim

    Insajderi
    23 June 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Samitin e Bashkimit Evropian ka pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave. Megjithatë, pas mbledhjes ajo ka thënë se tash kërkohen hapa konkretë për këtë çështje.

    “Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të këshillit të ministrave për liberalizim. Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, tha Osmani pas takimit.

    E ndërkohë kreu i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, ka thënë se u është dhënë mbështetje e plotë shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane. Xhaferoviq ka thënë se uron Ukrainën e Moldavinë, dhe mendon se e kanë merituar statusin e kandidatit. Porse, është zhgënjyese pse Bosnja nuk e ka marrë këtë status, pasi ka shtuar se Bosnja ka kaluar në atë që po kalon Ukraina tash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark