Përmes një komunikate për medie, zyra për informim në Ferizaj ka njoftuar se policia në Shtimë ka shoqëruar dy persona për deklarim të rremë të një rasti rrëmbimi.
Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.
Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta.
Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin.