Dekleratë e fortë e Zelenskyt për Donbasin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dekleratë e fortë e Zelenskyt për Donbasin

    Insajderi
    17 April 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presideti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se janë duke luftuar në regjionin e Donbasit dhe nuk ka qëllime të dorëzimit të tij.

    Ai në një intervistë për CNN-in, hodhi poshtë idenë për ta lënë Moskën që të marrë nën kontroll Donbasin dhe një pjesë të Ukrainës lindore për të ndaluar konfliktin.

    Ai ka shtuar se “Ukraina dhe njerëzit e saj janë të pastër. Ne nuk kemi pretendime për territoret e të tjerëve, por nuk do të heqim dorë nga territori ynë”.

    Kur presidenti rus, Vladimir Putin flet për marrjen e Donbasit, ai i referohet zonës së vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës.

    Ajo që ai në të vërtetë do të thotë është tërësia e dy rajoneve të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, të cilat shkojnë nga jashtë Mariupolit në jug deri në kufirin verior.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark