Festat e fundvitit janë afruar dhe dekorimet kanë filluar. Një pamje të re pritet ta marrë edhe qyteti i Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka ndarë shumën prej 36 mijë eurove për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, shkruan Insajderi.
Tenderin për dekorim e ka fituar kompania “Multi Business Group SH.P.K”.
Kështu është bërë e ditur në faqen e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.