Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin

    Insajderi
    24 June 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “As nuk e di kush po aplikon” – është një deklaratë tashmë e njohur e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në lidhje me përfituesit e granteve prej 100 mijë eurosh të ndara nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Megjithatë, raportimet hedhin dritë mbi një varg përfituesish që rezultojnë të kenë lidhje të drejtpërdrejta me vetë ministrin.

    Rasti më i fundit përfshin Shkëlzen Xhaferin – një figurë politike, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe asamblist i kësaj partie në Vushtrri – i cili ka lidhje të largëta familjare me ministrin Peci. Sipas hulumtimit të Periskopit, Peci dhe Xhaferi shihen shpesh në shoqëri të ndërsjellë dhe ky i fundit e konsideron ministrin si mik të afërt.

    Në listën e përfituesve të vitit 2023 figuron edhe emri i Shemsi Xhaferit, babait të Shkëlzenit, i cili ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh nga AZHB. Sipas të dhënave të ARBK-së, biznesi që ka aplikuar për këtë grant është regjistruar në emër të Shemsi Xhaferit, por me email-in personal të Shkëlzenit.

    Dëshmi të tjera vizuale tregojnë prezencën e Shkëlzen Xhaferit në aktivitete zyrtare përkrah ministrit Peci. Në njërën prej fotografive të publikuara nga vetë ministri gjatë një vizite në Vushtrri, Xhaferi shihet përkrah tij. Megjithatë, kjo fotografi është edituar më pas, duke e prerë figurën e Xhaferit, çka shton edhe më shumë dyshimet për përpjekje të mundshme për fshehje të lidhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark