Del FOTO-ja/ Arrestohet kushëriri por jo shoferi, ja kush është 39-vjeçari që me makinën luksoze aksidentoi çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën 3-muajsh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Del FOTO-ja/ Arrestohet kushëriri por jo shoferi, ja kush është 39-vjeçari që me makinën luksoze aksidentoi çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën 3-muajsh

    Insajderi
    08 May 2022 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajas Sulejmeni (39-vjeç) është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre 3 muajsh të cilët po kalonin vijat e bardha në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

    Pas ngjarjes policia ka arrestuar kushëririn e tij për të cilin nuk ka detaje përse është ndaluar, kurse shoferi 39-vjeçar që shkaktoi aksidentin është ende në arrati. Policia ka ngritur postoblloqe për të arrestuar shoferin të cilit i është hequr patenta 3 javë më parë, por sërish vijonte të drejtonte makinën e tij luksoze ‘Mercedes GL’.

    Burimet bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve me iniciale A.K dhe V.K, janë nën mjekim dhe ekzaminim intensiv në spital, kurse fëmija me iniciale I.K 3-muajsh është jashtë rrezikut për jetën.

    Ky që shihni në FOTO-n më poshtë me pranga në duar është kushëriri i autorit, i cili u arrestua pas ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark