Kjo makinë që ishte prodhuar nga viti 1974 deri më 1990, nuk ka qenë shumë e përhapur dhe për shkak të shtrenjtësisë, jo shumë njerëz e kanë blerë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, kjo makinë ka qenë modeli me të cilin Aston Martin ka dashur të hyjë në botën e veturave luksoze dhe sportive, por nuk ia ka dalë, shkruan Telegrafi.
Lagonda në përgjithësi ka qenë i shpejtë, i fuqishëm, komod dhe mjaft luksoz, por në të gjitha aspektet ka elemente që i mungojnë.
Duke parë se nuk po pranohet si duhet në treg, është ndaluar prodhimi saj, për tu hequr përfundimisht.
Por, së fundi ka dal në shitje një ekzemplar i rrallë i kësaj veture, që po kërkohet shumë, mirëpo nuk dihet se sa kushton.