×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Del në treg Mercedes-Benz EQS SUV, çmimet fillojnë nga 110,658 euro

    Insajderi
    12 August 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetura e shumë pritur Mercedes-Benc EQS SUV është kompletuar me të gjitha detajet dhe është i gatshëm për porosi.

    Klientët evropian tani mund t’i porositin tani veturat e tyre dhe dërgesat mund të arrijnë duke filluar nga dhjetori, teksa disa vetura mund të arrijnë edhe më herët.

    EQS SUV u bë zyrtare në prill, por vetëm tani ju mund ta blini një të tillë. Vetura u prodhua në SHBA në fabrikën CO2 Neutrale Tuscaloosa në Alabama, shkruan ArenaEV.

    Fillimisht janë në dispozicion dy opsione, EQS 450+ çmimi fillestar i të cilës është 110,658 euro dhe EQS 580 4MATIC çmimi i të cilës fillon nga 135,291 euro.

    Ekzistojnë tre veshje kryesore në dispozicion për secilin prej modeleve: e jashtme standarde me të brendshme Electric Art, Electric Art e brendshme dhe e jashtme dhe AMG Line e jashtme dhe e brendshme.

    Në varësi të modelit të zgjedhur, në dispozicion janë pesë paketa të ndryshme të veturës – Advanced, Advanced Plus, Premiu, Premium Plus dhe ajo që qëndron në krye, Business Class.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark