Ky prodhim i fundit i Samsung është version 88-inch, do të kap vlerën prej 19 mijë e 999 dollarë dhe do të vijë në treg me këtë çmim për shkak të cilësisë së tij, njofton faqja zyrtare e kompanisë Koreane-jugore.
Sipas Samsungit, televizioni i ri do të ketë cilësi të lartë të fotografisë dhe mund të paraqesë deri në “një miliardë ngjyra”, në sajë të teknologjisë të re të ekranit.
Ndërsa, modeli 78 inç do të kushtojë 9 mijë e 999 dollarë dhe modeli 65 inç do të jetë në dispozicion për 4 mijë e 499 dollarë. /Insajderi.com