Del nga shinat treni në Danimarkë, një i vdekur dhe disa të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Del nga shinat treni në Danimarkë, një i vdekur dhe disa të lënduar

    Insajderi
    16 August 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat pasi u përplas me një automjet në Danimarkën jugore, njoftoi policia daneze.

    Sipas raportimeve të televizionit danez TV2, pamjet nga vendngjarja tregojnë një nga vagonët e trenit të shkëputur dhe të përmbysur në anë të hekurudhës.

    Policia e rajonit të Jutlandit Jugor konfirmoi në një deklaratë për shtyp se në tren ndodheshin 95 pasagjerë. Një person ka vdekur dhe disa janë plagosur, përfshirë dy që janë transportuar me helikopter për në spital për trajtim urgjent.

    Operatori kombëtar i sistemit hekurudhor, Banedanmark, bëri të ditur në rrjetin X se aksidenti ndodhi në një kalim rrugor, kur treni u përplas me një automjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark