Del një listë e përditësuar e LDK’së, këta janë kandidatët që morën më së shumti vota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Del një listë e përditësuar e LDK’së, këta janë kandidatët që morën më së shumti vota

    Insajderi
    19 February 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar një listë e përditësuar e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Sipas listës së publikuar nga Ballkani.info, pas numërimit të mbi 80 për qind të votave, i pari është kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94,778 vota.

    Pas tij vjen Doarsa Kica- Xhelili me 38 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me 35 mijë vota.

    I katërti në listë është Kujtim Shala me 31 mijë, e i pesti Avdullah Hoti me 26 mijë vota.

    Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Marigona Geci, Fadil Hadërgjonaj e Besian Mustafa janë kandidatët që radhiten tutje me mbi 10 mijë vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark