×
  • Lajme
  • Lajme

    Del para gjykate djali i Salih Sekiraqës, deklarohet i pafajshëm

    Insajderi
    10 September 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës dhe të akuzuarit tjetër me inicialet M.N. ka filluar, ku të dy janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me tentim vrasje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

    Shkumbin Sekiraqa, pas leximit te aktakuzës, është deklaruar i pafajshëm për të tri veprat penale që ngarkohet, të shkaktuara në mars të këtij viti.

    Në këtë rast është edhe një i akuzuar tjetër, e që me kërkesë të avokatit gjyqtari ka kërkuar nga mediet që të mos i përmendet emri, por të jetë vetëm me inicialet.

    I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër me inicialet M.N., i cili akuzohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

    Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës, është një nga personat e dyshuar në përplasjet e fundit midis grupeve “Capat” e “Sekiraqët”.

    Ai tashmë ndodhet në paraburgim, i akuzuar për një plagosje të ndodhur në mars të vitit 2024.

    Ndaj Shkumbin Sekiraqës, prokuroria ngriti aktakuzë për këtë ngjarje vetëm 4 ditë para rastit të fundit të përleshjes, e që sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni Dukagjini, gjendet në paraburgim nga 3 qershori 2024.dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark