Nagip Krasniqi, Kryeshefi i suspenduar i KEK-ut e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai posedon një lokal 32 metra katror me vlerë prej 28 mijë e 800, si dhe një shtëpi të trashëguar 335 metra katror me vlerë 154 mijë e 770 euro.
Krasniqi tek pasuritë e paluajtshme ka të deklaruar edhe një arë 2640 metra katror të trashëguar, që vlera e saj është 5 mijë e 280 euro dhe është në pronësi të përbashkët, ai posedon edhe një banesë 90 metra katror të blerë me kredi dhe nga të hyrat nga shitja e pronës së përbashkët familjare që vlera e saj është 94 mijë e 50 euro.
Lexo edhe:
Ai posedon edhe kriptovaluta të dy llojeve, njërën Stellar lumens me vlerë të tanishme 158 euro, ndërsa e blerë 924 euro, si edhe Ethereum me vlerë të tanishme 184 euro, ndërsa e blerë me vlerë 129 euro.
Tek paratë e gatshme Nagipi Krasniqi ka deklaruar 5 xhirollogari në Kosovë, ku në dy banka të tij posedon 10 mijë e 504 euro në njërën dhe në tjetrën 10 mijë e 661 euro. Ndërsa në 3 banka të tjera të fëmijëve posedon, 17 euro, 11 mijë euro dhe 96 cent.
Tek të ardhurat vjetore Nagip Krasniqi ka të deklaruar pagën nga KEK-u në vlerë 42 mijë e 290 euro.