Kombëtarja e Kosovës në futboll ka rënë një pozitë më poshtë në ranglistën e FIFA-s.
Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202.77 pikë. Ranglista u bë publike të enjten, shkruan Gazeta Insajderi.
Kosova ngritjen më të lartë ndonjëherë në mesin e kombeve e ka pasur në pozitën e 101-të.
Kombëtarja në futboll në dy ndeshjet e fundit i ka një humbje dhe një barazim.
Në ndeshjen e fundit që e zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, Kosova humbi 0-1 kundër Bjellorusisë.
Ndërkaq, në ndeshjen e parafundit regjistroi barazim kundër Zvicrës. /Insajderi.org/