Delawie: Arsimimi është çelës i parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie: Arsimimi është çelës i parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm

    Insajderi
    31 January 2017 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekstremistët e dhunshëm janë kthyer nga të rinjtë e pakënaqur, pa punë dhe pa ndjenjën e përkatësisë dhe po eksploatojnë mediet sociale për të shtuar radhët e tyre duke bërë që frika të shtrihet në mënyrë zinxhirore, tha të martën, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

    Duke folur në një tryezë në Gjakovë, nën organizimin e Nismës së Gruas në Kosovë, ambasadori Delawie tha se „ekstremistët e dhunshëm përhapin rrëfime, porosi dhe ideologji për t’i tërhequr individët por edhe të gjitha bashkësitë në orbitën e tyre“.

    “Fuqizimi i shoqërisë civile është kritike në parandalimin e margjinalizimit shoqëror që ushqen këtë cikël të frikës, të zemërimit dhe ndjenjën e padrejtësisë të cilës i janë përkushtuar ekstremistët. Deri sa ne mbështetemi në sigurinë e qeverisë dhe në sundimin e ligjit për mundjen e terroristëve aktivë, pjesëmarrja pro aktive, puna në parandalimin e gjeneratës së ardhshme të ekstremizmit të dhunshëm, kërkon që të gjithë të jenë pjesë e zgjidhjes”, tha Delawie.

    Ai tha se bashkësitë lokale janë mjeti më i fortë në luftën kundër radikalizmit të të rinjve. Ambasadori Delawie tha se duhet të investohet në rini me resurse materiale dhe me fuqizimin e rëndësishëm politik.

    “Duhet të trimërojmë njerëzit e rinj që t’i përkushtohen paqes, shumëllojshmërisë dhe respektit të ndërsjellë. Arsimimi luan rolin vendimtar – në shkollë dhe në shtëpi – për të fituar betejën për mendjet e gjeneratave të ardhshme”, tha Delawie. (REL)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark