Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, aty ku po vazhdojnë punimet për revitalizmin e saj.
Delawie ka thënë të jetë i kënaqur me arritjet e shënuara në këtë drejtim, që sipas tij janë rezultat i dialogut Kosovë-Serbi.
“I lumtur që vizitova sot urën e rinovuar dhe të hapur për këmbësorët në Mitrovicë; rezultatet pozitive të dialogut të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.
Ura mbi lumit Ibër ende nuk dihet kur do të inaugurohet. Datën për lëshimin e qarkullimit mbi këtë urë nuk e di as Bashkimi Evropian, që është financuese e projektit./Insajderi.com