Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit se kohëve të fundit “kemi parë arrestime të mëdha” por sipas tij, Kosova duhet të bëjë ende në mënyrë që të zgjidhë këtë problem.
“Për ta zgjidhur problemin e korrupsionit ka nevojë që ti hetojmë dhe të dënojnë zyrtaret e përfshirë në korrupsion. Kemi parë arrestime të mëdha në luftë kundër korrupsionit duhet vazhduar që ti qojmë përpara këto gjëra”, tha Delawie.
Ai ka thënë se korrupsioni është ndër rreziqet kryesore që i kanoset shoqërisë kosovare.
“Kemi parë arrestime të mëdha, kemi parë rregulla më transparente në shërbimin doganor. Një raport që ka dal përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë. Këto çështje duhet të vazhdojnë t’i shtyejmë përpara. E di se jemi duke bërë presion të madh në secilën nga këto, por dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Dhe kjo është një nder rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Delawie./Insajderi.com